| |
30 janar
2009
Nxënësit e shkollës fillore "11 Tetori” vizituan Qendrën
Informative të UE-së
Më 30 janar, Qendra Informative e UE-së organizoi një prezantim
mbi UE-në për nxënësit e shkollës fillore “11 Tetori” në Shkup.
Qendra Informative e UE-së i hapi dyert e veta për studentët e
shkollave fillore dhe të mesme, si dhe për studentët
universitarë. Qëllimi është të krijohet komunikimi i rregullt
dhe të shtohet njohuria ombi çështjet e UE-së, përmes kontaktit
të drejtpërsëdrejtë.
Objektiva afatgjate e aktivitetiti të titulluar “Dyer të hapura
për nxënësit” është të sigurojë informata dhe të mundësojë
komunikimin me të rinjtëx.
Qendra Informative e UE-së bëri një prezantim të shkurtër në
PowerPoint, i adaptuar për moshën e nxënësve, mbi historinë e
Unionit Europian dhe institucioneve dhe simboleve të tij, midis
tyre edhe flamurin, himnën dhe moton, si dhe mbi arritjet e
përbashkëta të kombeve të Europës.
Pas ligjëratës, ata morën pjesë në seancën Pyetje dhe Përgjigje
dhe një Kuiz mbi UE-në.

|
|