македонски english shqip


     
   
   
   
 

 
   
 

 
   
   
   
   
   

     
     
 

22 janar, 2010

Ligjerata mbi BE-në, për pesë shkolla nga Velesi

Më 22 janar, Qendra Informative e BE-së dhe Pika Informative e BE-së në Veles organizuan një prezantim lidhur me BE-në, për nxënësit e klasës së shtatë dhe të tetë, nga pesë shkolla të Velesit.

Rreth 100 nxënës nga shkollat fillore “Shën Kirili dhe Metodi”, “Bllagoja Kirkov”, “Vasill Gllavinov”, “Jordan H. Xjinot” dhe “Bllazhe Konevski” morën pjesë në ligjeratën mbi historinë dhe institucionet e BE-së, si edhe mbi të arriturat e përbashkëta të kombeve Evropiane. Pas ligjeratës, ata morën pjesë në seancën e pyetjeve dhe përgjigjjeve dhe në kuizin e shkurtër mbi BE-në.

Në periudhën që vijon, Qendra Informative e BE-së planifikon të organizojë evenimente të ngjashme në të gjitha pikat informative të BE-së, të cilat janë të vendosura në Kumanovë, Kavadar, Koçani, Manastir, Gostivar dhe Tetovë.

Ky aktivitet është pjesë e një programi të gjërë, i titulluar “Dyer të hapura për nxënësit” i cili ka për qëllim të sigurojë informata, ta përforëcojë komunikimin me të rinjët dhe të zgjërohen njohuritë për çështje të lidhura me BE-në, përmes kontakteve të drejtëpërdrejta me nxënësit. Qendra Informative e BE-së i hapi dyert e saj për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, si edhe për studentët e universiteteve.