04 shkurt 2009

Nxënësit e shkollës së mesme "Ilija Nikollovski – Lluj” në Shkup, vizituan Qendrën Informative të UE-së
 

Më 4 shkurt, nxënësit e Qendrës shtetërore të Muzikës dhe Baletit në Shkup "Ilija Nikollovski Lluj", vizituan Qendrën Informative të Unionit Europian në Shkup.

Nxënësit morën pjesë në prezantimin e historisë së Unionit Europian dhe institucioneve të tij, si dhe prezantimin e mundësive për studentët. Pas ligjëratës, ata morën pjesë në seancën “Pyetje dhe përgjigje” dhe në kuizin e shkurtër mbi UE-në.

Qendra Informative e UE-së hapi dyert e veta për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, si dhe për studentët universitarë. Qëllimi i këtij aktiviteti është krijimi i komunikimit të rregullt dhe zgjerimi i njohurive mbi çështjet e UE-së, përmes kontaktit të drejtpërdrejtë. Qasja afatgjate e aktivitetit të titulluar “Dyer të hapura për nxënësit”, është të sigurojë informata dhe të inkurajojë komunikimin me të rinjtë. Gjatë shtatë muajve të kaluar, grupe të nxënësve nga mbi dymbëdhjetë shkolla vizituan Qendrën Informative të UE-së.