| |
Më 4 shkurt
2009
Takimi i katërt vjetor i shoqërisë civile
Më 4 shkurt, në Qendrën Informative të UE-së, Misioni i UE-së në
Shkup organizoi takimin e katërt vjetor të shoqërisë civile.
Qëllimi i këtij evenimenti ishte të inkurajohet diskutimi lidhur
me bashkëpunimin midis Unionit europian dhe sektorit të
shoqërisë civile.
Në këtë ngjarje, u prezantuan dhjetë projektet që fituan grante,
në suaza të Skemës Ndihmëse me Seli në Vend 2007 të Instrumentit
Europian për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut (EIDHR).
Përfaqësuesit e shoqërisë civile u informuan mbi shpalljen e
thirrjes për propozime EIDHR 2008, si dhe për mundësitë e tjera
financiare në suaza të Instrumentit para-anëtarësues, programeve
të Unionit, etj.
Synimi kryesor i Instrumentit Europian për Demokraci dhe të
Drejta të Njeriut (EIDHR) është të kontribuojë në zhvillimin
dhe konsolidimin e demokracisë, ushtrimit të ligjit, si dhe
respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut përbrenda
kornizës së politikës së Unionit, mbi zhvillimin e bashkëpunimit
ekonomik, financiar dhe teknik me vendet në zhvillim.

|
|