| |
11 shkurt
2009
Panel debatues me titull - “Si ta bëjmë internetin vend më të
sigurtë”
Me rastin e kremtimit të Ditës të Internetit më të Sigurtë 2009,
Qendra Informative e UE-së në Shkup do të organizojë debatin e
titulluar “Si ta bëjmë internetin vend më të sigurtë”.
Paneli debatues do të mbahet në Qendrën Informative të UE-së
(Mito Haxhivasilev Jasmin 52v) më 11 shkurt 2008, në ora 12.00.
Ftohen përfaqësuesit e mediave të marrin pjesë dhe të raportojnë
mbi debatin.
Qëllimi i këtij paneli është ngritja e vetëdijes lidhur me
përdorimin e sigurtë dhe me përgjegjësi të teknologjive të reja,
e sidomos të internetit.
Publikut do t’i drejtohen Patrik PAKE, Shef i Sektorit Politik
dhe Informativ në Misionin e Unionit Europian, Elena STOJANOVSKA
nga Drejtoria e mbrojtjes të të dhënave personale, Bardhyl
JASHARI – Drejtor i Fondacionit Metamorfoza dhe Aleksandar
TOKAREV, Shef teknologjik i ndërmarrjes për Teknologji
Informative “Nextsense”.
Në panelin diskutues do të marrin pjesë studentë dhe përfaqësues
të sektorit civil.

|
|