shkurt 2009

Çmimi Gazetaresk Europian për të Rinj 2009

Drejtoria Gjenerale për Zgjerim e Komisionit Europian, në bashkëpunim me shoqatën Rinore Europiane për Shtyp dhe kafenenë Babel, sot shpallën fillimin e Çmimit të dytë me radhë Gazetaresk Europian për të Rinj 2009. Ky shpërblim u ofron gzetarëve të rinj ambiciozë, të moshës 17 – 35 nga gjithë Europa, të pasqyrojnë dhe të shprehin qëndrimet e tyre mbi Europën dhe zgjerimin e Unionit Europian.

Pjesëmarrësit e këtij viti, përsëri do të mund të dorëzojnë artikujt e shtypur ose online, duke i shprehur mendimet dhe ndjenjat e tyre mbi Europën, ndërsa anëtarët e jurisë nacionale do të kërkojnë një grimë veçorie gazetareske dhe ndriçim analitik.

Çmimi i vitit 2009 me mirëseardhje përgëzon kategorinë e dytë – “radio”. Tani, edhe gazetarëve të rinj dhe ambiciozë të radios do t’u ofrohet rasti të vërtetojnë mjeshtrinë e tyre teknike dhe gazetareske, në nivel europian.
Konkurset nacionale do të shpallen në të gjitha 27 shtet anëtare të UE-së, shtetet kandidate të UE-ssë dhe shtetet potenciale për kandidaturë në UE.
http://www.eujournalist-award.eu/