| |
16 shkurt
2009
Dita e pranverës në Europë 2009
Në Qendrën Informative të UE-së në Shkup, të hënën më 16 shkurt
2009, ekipi organizativ i “Ditës së pranverës në Europë 2009”
mbajti një konferencë për shtyp, në të cilën anonçoi fillimin e
aktiviteteve të këtij viti.
Ambasadori Ervan Fuere, kryetari Branko Cërvenkovski dhe anëtarë
të ekipit organizativ Sasha Bogdanoviq, Brankica Georgievska dhe
Ana Malçeva, iu drejtuan përfaqësuesve tw 10 organizatave, tw
cilat inicuan evenimentin e këtij viti.
Dita e pranverës në Europë është kampanjë vjetore që mbahet
njëkohësisht në të gjitha vendet e Europës dhe u mundëson
qytetarëve të rinj të shprehin qëndrimet e tyre dhe të kwrkojnw
qw zwri i tyre tw dwgjohet. Dita e pranverës për Europën në
vend, organizohet tradicionalisht për herë të shtatë. Dhjetë
organizatat që inicuan ngjarjen e sivjetshme dhe ato të 3 viteve
të kaluara janë: AEGEE, AIESEC, Federalistët e Rinj Europianë,
ЕМSА, Forumi Arsimor Rinor, Rinia për Rininë, HERA, SSFON,
Vavilon Porta dhe Kreator.
Dita e pranverës 2009, do të përfshijë edhe Kampin Pranveror
Arsimor Rinor, në të cilin takohen rreth 100 të rinj dhe
diskutojnë mbi temat lidhur me UE-në. Përveç kampanjës së
titulluar “Të gjithë të ndryshëm – të gjithë të barabartë“,
pjesë e këtij evenimenti do të jetë edhe tavolina e
rrumbullakët, me temë “Rinia në Maqedoni: e barabartë dhe e
ndryshme”, në të cilën do të ketë pjesëmarrës nga Kampi
Pranveror, përfaqësues të OJQ-ve për të rinj, përfaqësues
qeveritarë dhe ekspertë të UE-së.

|
|