16 shkurt 2009

Ekspozita e karikaturave - ANTE PORTAS

Të hënën, më 16 shkurt 2009, në ora 12:00, në Qendrën Informative të UE-së u hap ekspozita e karikaturave me tematikë të UE-së “ANTE PORTAS”. Ekspozita është projekt individual i artistit të shquar z. Delço Mihajlov, në të cilën morën pjesë 40 autorë nga 4 vende të rajonit.

Karikaturat e ekspozuara në Qendrën Informative të UE-së janë pjesë e ekspozitës që u hap në Muzeun e Qytetit të Shkupit dhe u përkrah nga Ministria e Kulturës. Është parashikuar që ekspozita të prezantohet në njërën nga ndërtesat e institucioneve të UE-së në Bruksel, në vjeshtë të vitit 2009.