24 Shkurt 2009

Konkursi i UE-së në temë: “Shprehuni përmes mediave”

Konkursi i pagëzuar “Shprehuni përmes mediave” i paraparaë për maturantët e shkollave të mesme, filloi më 24 shkurt në Qendrën Informative të UE-së në Shkup. Konkursin e organizon Shkolla për Gazetari dhe Marrëdhënie me Publikun dhe financohet nga Misioni i Unionit Europian.

12 punimet më të suksesshme mbi temat lidhur me UE-në, do të fitojnë bursa që i ndan Shkolla. Konkurrentët duhet të dorëzojnë punimet e tyre në katër kategori (karakteristikë televizive, spot televiziv, poster dhe fotografi) në tre tema – “Përse jam unë në UE”; “9 maji është për të gjithë ne”; dhe “Kreacioni në rrugën time”.

Konkursi u shpall zyrtarisht nga Ambasadori Ervan FUERE, Përfaqësues Special i Unionit Europian dhe Shef i Delegacionit të Komisionit Europian, i cili theksoi rëndësinë e lirisë së mediave në shoqëritë demokratike.

Zhaneta TRAJKOVSKA, drejtoresha e Shkollës tha se konkursi i nxit të rinjtë që të shprehin qëndrimet e tyre në mënyrë të hapur, të transmetojnë vlerësimet e tyre përmes mediave dhe të fitojnë bursa.
Punimet më të suksesshme do të prezantohen më 7 maj, në Qendrën Informative të UE-së, si pjesë e festimit të 9 majit, Ditës së Europës. Punimet më të mira do të botohen ose do të transmetohen në disa media.

Më tepër informata:
http://www.mim.org.mk/index.php?option=com_content&task=view&id=155&Itemid=. 

 
   
[include_baneri_desno.htm]