| |
26 Shkurt
Punëtoria: “Fëmijëri pa keqtrajtime”
Më 26 shkurt, Ambasada e parë për fëmijë “Megjashi” organizoi
punëtorinë e titulluar “Fëmijëri pa keqtrajtime – drejt një
sistemi më të mirë për mbrojtjen e fëmijëve, në Europën Lindore”.
Punëtoria është pjesë e projektit "Ndërtimi i kulturës për
mbrojtjen e fëmijëve" dhe financohet në suaza të projektit
vendor 2007, të bazuar në skemën përkrahëse të Instrumentit
Europian për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut (EIDHR).
Rreth 25 punëtorë socialë, pedagogë, psikologë të institucioneve
shtetërore dhe vullnetarë të linjës SOS për fëmijë dhe të rinj,
morën pjesë në punëtorinë që e udhëhoqi mbikqyrësi ndërkombëtar
nga Bullgaria.

|
|