| |
Shkurt 2010
Ditët e internetit më të sigurt – ligjerata për nxënës të shkollave fillore
Rreth 60 nxënës nga 6 shkolla fillore nga Shkup më 9 shkurt në Info Qendrën e BE-së morën pjesë në ligjeratë për përdorimin më të sigurt të internetit. Evenimenti u organizua me qëllim që të shënohet Dita e internetit më të sigurtë, me moton e sivjetme “Mendo para se të postosh”. Ligjerata gjithashtu është pjesë e Ditëve të shoqërisë informative të cilat do të organizohen në Qendrën Informative të BE-së nga 9 deri më 26 shkurt.
Elena STOJANOVSKA, Këshilltare për bashkëpunim ndërkombëtar dhe marrëdhënie me publikun nga Drejtoria për mbrojtjen e të dhënave personale dhe Filip STOJANOVSKI, Koordinator i programit të fondacionit Metamorfozis, DFIPSM - Të drejtat e fëmijëve në internet, Projekt për siguri dhe mbrojtje, ju spjeguan fëmijëve se ata duhet me kujdes të mendojnë për pasojat potenciale nga veprimet e tyre para se ti postojnë informatat e tyre personale ose të miqve të tyre.
Nëpërmjet shembujve konkrete, informatave të dobishme dhe këshillave, ligjeruseit i spjeguan specifikat që kanë të bëjnë me sjelljen e mirë në internet dhe pasojat e padashura.
Qëllimi i evenimentit ishte ngritja e vetëdijes në mesin e të rinjëve në lidhje me faktin se fotografitë dhe informatat personale një here të vendosura në internet (online) do të mbeten gjithmonë në internet (online).

|
|