македонски english shqip


     
   
   
   
 

 
   
 

 
   
   
   
   
   

     
     
 

Shkup, 24 shkurt 2010

Filloi dhe është duke funkcionuar projekti i financuar nga BE-ja mbi reformat e administratës publike

Më 24 shkurt, në Qendrën Informative të BE-së u promovua evenimenti “Forcimi i kapacitetit të Sekretariatit të Përgjithshëm – Sektori i analizave të politikës dhe koordinimit – Njësia për reformat në administratën publike dhe Njësia për bashkëpunimin me OJQ-të”.

Gjatë konferencës, të pranishëmve, iu drejtuan Ambasadori Ervan FUERE, Përfaqësues Special i Bashkimit Evropian dhe Shef i Delegacionit të BE-së, z. Kirill BOZHINOVSKI, Sekretar Gjeneral i Qeverisë dhe z. Folkret MILÇ, udhëheqës i projektit.

Konferenca është pjesë e projektit të financuar nga BE-ja “Forcimi i kapacitetit të Sekretariatit të Përgjithshëm – Sektori i analizave të politikës dhe koordinimit – Njësia për reformat në administratën publike dhe Njësia për bashkëpunimin me OJQ-të”. Qëllimi kryesor i projektit është që të sigurojë vazhdueshmëri të procesit të reformave të administratës publike (RAP), duke e përshtatur dhe zhvilluar sistemin administrativ, për arsye të ndryshimeve të shoqërisë bashkëkohore dhe të procesit për integrim në BE. Projekti i përkrah përpjekjet e vendit për t’i plotësuar standardet e Kopenhagës, të cilat kërkojnë administratë publike kompetente dhe mirë të organizuar, e cila do të mund të participojë në punën e institucioneve të BE-së në mënyrë efikase dhe në mënyrë më të mirë do t’i shfrytëzojë fondet e BE-së.

Në kohëzgjatjen 18 muajshe, projekti do t’i sigurojë përkrahje Sekretariatit të Përgjithshëm, për të zhvilluar strategji të re për reformat në administratën publike (RAP), si dhe për t’i shqyrtuar dhe azhurnuar strategjitë për bashkëpunimin e qeverisë me sektorin civil. Për më tepër, projekti do t’i forcojë kapacitetet e përfituesve, për t’i koordinuar implementimet e dy strategjive, dhe do ta forcojë kapacitetin e Komitetit të Lartë për reformat në administratën publike, në mënyrë që të kryen obligimet e drejtimit të procesit të reformave të administratës publike.

Projekti i financuar nga BE-ja “Forcimi i kapacitetit të Sekretariatit të Përgjithshëm – Sektori i analizave të politikës dhe koordinimit – Njësia për reformat në administratën publike dhe Njësia për bashkëpunimin me OJQ-të” zyrtarisht filloi në nëntor të vitit 2009, me buxhet prej 1 milion euro dhe me kohëzgjatje prej 18 muajsh. Ky projekt do të implementohet nga Hulla & Co. Human Dynamics KG nga Austria, në bashkëpunim me IPS Institute Slovenia, nga ekspertë ndërkombëtarë dhe lokalë.