| |
25 shkurt 2010
Ligjerata për BE-në për nxënësit e shkollave fillore të Koçanit
Më 25 shkurt, Qendra Informative e BE-së dhe pika informative e BE-së në Koçani organizuan ligjerata për nxënësit e klasës së shatë dhe të tetë të shkollave në vazhdim: “Nikolla Karev”, “Sh. Qirili dhe Metodi”, “Rade Kratovçe”, dhe “Malina Pop Ivanova”.
Rreth 70 nxënës morrën pjesë në ligjerata për BE-në, institucionet e saja, si dhe të arriturat e përbashkëta të popujve Evropianë. Pas ligjeratës, vazhdoi pjesa e pyetjeve dhe përgjigjjeve si dhe një kuiz i shkurtër mbi BE-në.
Në periudhën që vjen Qendra Informative e BE-së planifikon të organizojë ngjarje të ngjajshme edhe në të gjitha pikat tjera informative të BE-së.
Ky aktivitet është pjesë e programit të gjërë “Dyer të hapur për nxënësit” që ka për qëllim të sigurojë informata, ta forcojë komunikimin me të rinjëtdhe ta zgjërojë diturinë lidhur me çështje që kanë të bëjnë me BE-në përmes kontakteve të drejtëpërdrejta me nxënësit. Qendra Informative e BE-së i hapi dyert e saja për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, si edhe për studentët e univerziteteve.

|
|