|
19 Mars
2009
Nxënësit e shkollës së mesme
"Georgi Dimitrov ” në qendrën Informative të Unionit Europian
Rreth 40 nxënës të Shkollës së mesme "Georgi Dimitrov " në
Shkup, vizituan Qendrën Informative të UE-së në Shkup, si pjesë
e projektit “Dyer të hapura për nxënësit”.
Nxënësit morën pjesë në një prezantim mbi historinë dhe
institucionet e Unionit Europian, si dhe mbi mundësitë e ofruara
për nxënësit. Pas ligjeratës, ata morën pjesë në seancën “Pyetje
dhe Përgjigje” dhe në një kuiz të shkurtër mbi UE-në.
Qendra Informative e UE-së hapi dyert e veta për studentët e
shkollave fillore dhe të mesme dhe për studentët e
universiteteve. Me këtë, synohet krijimi i komunikimit të
rregullt dhe zgjerimit të njohurive mbi çështjet e UE-së, përmes
kontaktit të drejtpërdrejtë. Qëllimi afatgjat i aktivitetit të
pagëzuar “Dyer të hapura për nxënësit” është sigurimi i
informatave dhe kultivimi i komunikimit me të rinjtë. Gjatë
shtatë muajve të kaluar, grupe të nxënësve nga mbi dymbëdhjetë
shkolla vizituan Qendrën Informative të UE-së.

|