|
24
Mars
2009
Delegacion finlandez vizitoi
Qendrën Informative të UE-së
Një delegacion nga Departamenti i UE-së për Komunikim dhe
Informim, në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Finlandës dhe
zyrat rajonale të informimit, vizituan Qendrën Informative të
UE-së në Shkup, më 24 mars 2009.
Patrik PAKE, Shef i Sektorit Politik dhe Informativ, i informoi
vizitorët mbi zhvillimet e fundit të procesit integrues në UE
dhe sqaroi aktivitetet e Delegacionit të Komisionit Europian
lidhur me informimin dhe komunikimin me qytetarët.
Delegacioni finlandez u informua edhe mbi hollësirat e llojit të
evenimenteve që mbahen në Qendrën Informative të UE-së në Shkup
dhe në shtatë pikat informative të UE-së në mbarë vendin.

|