| |
12 mars, 2010
EUi në Shkup do të organizojë panel diskutim mbi varfërinë dhe përjashtimin social.
Me rastin e 15 vjetorit të themelimit të EUi në Shkup, më 15 mars, në ora 11, në Fakultetin Ekonomik në Shkup, do të organizohet panel diskutim i titulluar “Lufta kundër varfërisë dhe përjashtimit social”.
Këtë eveniment do ta hapin Dekani i Fakultetit Ekonomik në Shkup, Lubomir KEKENOVSKI dhe Drejtoresha e EUi në Shkup, Vesna BUÇEVSKA.
Ambasadori Ervan FUERE, Përfaqësues Special i Bashkimit Evropian dhe Shef i Delegacionit të BE-së gjithashtu do ti derejtohet publikut. Prezentues tjerë në këtë eveniment do të jenë Spiro RISTEVSKI, Zëvëndës Ministër i Punës dhe Politikës Sociale, Bllagica NOVKOVSKA, Drejtoresh e Entit Shtetërorë të Statistikës dhe Vesna DIMITRIEVSKA, Profesoreshë në Fakultetin Filozofik në Shkup.
Fituesi i konkursit për esej më të mirë të punuar nga studentët do të shpallet në këtë eveniment.
Panel diskutimi do të mbahet në Amfiteatrin 2 në Fakultetin Ekonomik.
|
|