| |
Shkup, 15 mars, 2010
Panel diskutim për varfërinë dhe përjashtimin social
Më 15 mars, EUi në Shkup dhe Fakulteti Ekonomik të Univerzitetit “Sh. Qirili dhe Metodi” organizuan panel diskutim i titulluar “Lufta kundër varfërisë dhe përjashtimin social”. Eveniment u organizua me rastin e 15 vjetorit të themelimit të EUi-së në Shkup.
Ky panel diskutim u organizua në kuadër të Vitit Evropian për luftë kundër varfërisë dhe përjashtimit social dhe u hap nga Dekani i Fakultetit Ekonomik në Shkup, Lubomir KEKENOVSKI dhe nga prof. dr. Vesna BUÇEVSKA e cila i prezentoi eksperiencat e EUi-së në Shkup që nga themelimi para 15 vite.
Me këtë rast, Ambasadorit Ervan FUERE, Përfaqësues Special i Bashkimit Evropian dhe Shef i Delegacionit të BE-së mori një Faliminderim për kontributin e tij për zhvillimin e EUi-së.
Dekani i Fakultetit Ekonomik KEKENOVSKI i dorëzoi shpërblimet studentëve Ivana KOLEVA dhe Goran ISAKOVSKI që morën pjesë në konkursin për esej më të mirë të organizuar nga EUi. KOLEVA fitoi bursë për Forumin Evropian Allbah 2010 “Ndërtim dhe realitet” në Tirol, Austri, ndërsa Goran ISAKOVSKI fitoi shpërblim finansiar të cilin e siguroi Fakulteti Ekonomik në Shkup.
Ky panel diskutim ishte i pari nga seria e evenimenteve të cilat planifikon t’i organizoj EUi gjatë vitit 2010.

|
|