18 mars, 2010

Nxënësit nga shkolla e mesme për hotelieri dhe turizëm vizituan Qendrën Informative të BE-së

Rreth 40 nxënës nga shkolla e mesme për hotelieri dhe turizëm “Llazar Tanev” nga Shkupi më 18 mars, në Qendrën Informative të BE-së morrën pjesë në ligjeratë për historiatin dhe institucionet e BE-së, si edhe për mundësitë për të rinjët.

Pas ligjeratës, ata morrën pjesë në seancën e pyetjeve dhe përgjigjjeve dhe në kuizin e shkurtër mbi BE-në. Kjo vizitë ishte pjesë e aktiviteteve të titulluar “Dyert e hapura për nxënësit”.

Qendra Informative e BE-së i hapi dyert e saja për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, si edhe për studentët e univerziteteve. Qëllimi ishte që të vendoset një komunikim i rregullt dhe të rriten njohuritë për çështje të lidhura me BE-në. Qëllimi afatgjatë i aktivitetit të titulluar “Dyer të hapura për nxënësit” është sigurimi i informatave dhe të forcohet komunikimi me të rinjtë.