1 prill 2009

Nxënësit e shkollës së Mesme të Mjekësisë vizituan Qendrën Informative të UE-së

Mbi 30 nxënës të Shkollës së Mesme të Mjekësisë "Pançe Karagjozov" në Shkup, më 1 prill ndoqën ligjëratën mbi historinë e Unionit Europian dhe institucioneve të tij, si dhe mbi mundësitë e hapura për të rinjtë.

Në vazhdim të ligjëratës, ata morën pjesë në seancën “Pyetje dhe Përgjige” dhe Kuizin e shkurtër mbi UE-në. Vizita u organizua si pjesë e aktivitetetit “Dyer të hapura për nxënësit”.

Qendra Informative e UE-së hapi dyert e veta për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme dhe për studentët universitarë. Qëllimi i këtij aktiviteti është përforcimi i komunikimit të rregullt dhe zgjerimi i njohurive mbi çështjet që kanë të bëjnë me UE-në, përmes kontaktit të drejtpërdrejtë. Qëllimi afatgjatë i iniciativës “Dyer të hapura për nxënësit” është sigurimi i informatave dhe stimulimi i komunikimit me të rinjtë.