2 prill 2009

Përvjetori i 30 i Direktivës mbi Shpezët (2 prill 1979-2009)

Më 2 prill 2009, Qendra Informative e UE-së ishte nikoqire e evenimentit, i cili kishte për qëllim shënimin e përvjetorit të 30 të Direktivës së UE-së mbi shpezët. Me iniciativën e "Shoqatës Ekologjike të Maqedonisë" u organizua një debat, me qëllim të përkrahjes së Direktivës së UE-së mbi mbrojtjen e shpezëve të egra (79/409/EEC), përgjithësisht e njohur si Direktiva e Shpezëve (2 prill 1979).

Debati përfshiu tema lidhur me statusin, kërcënimet dhe masat e mbrojtjes të shpezëve në vend, si dhe lidhur me ndryshimin e kësaj Direktive në suaza të legjislacionit nacional, si pjesë e procesit të anëtarësimit në UE.