| |
Prill 2009
Ditët e Kreativitetit dhe Inovacionit në Qendrën Informative të
UE-së
Misioni i Unionit Europian do të organizojë disa aktivitete, për
të shënuar vitin 2009 si Viti Europian i Kreativitetit dhe
Inovacionit. Këto aktivitete do të kenë për qëllim ngritjen e
vetëdijes mbi rëndësinë e kreativitetit dhe inovacionit për
zhvillimin personal, social dhe ekonomik. Në këtë mënyrë do të
mundësohet prezantimi i përvojave të mirëfillta, stimulimi i
arsimimit dhe hulumtimit dhe inkurajimi i debatit politik mbi
çështjet në fjalë.
Misioni i UE-së do të organizojë tre evenimente kryesore gjatë
muajit prill. Këto ngjarje kanë të bëjnë me temën kryesore të
Vitit të Kreativitetit dhe Inovacionit:
- 15 prill, 10.30:
punëtori creative ku një grup fëmijësh do të shprehin
qëndrimet e tyre innovative mbi robotikën dhe do të
vizatojnë në temën “Robotët e mileniumit të tretë”;
- 116 prill, 11.00:
prezantimi i Programit 7 Kornizë të UE-së për Hulumtim - FP7,
para përfituesve të mundshëm siç janë personeli universitar,
hulumtuesit, komuniteti afarist, shoqëria civile, administrata
publike, etj.;
- 221 prill, 19.00:
ceremonia e hapjes së ekspozitës “Kreativiteti dhe
inovacioni në jetën e përditshme” – prezantimi i
inovacioneve të inovatorëve nga Maqedonia, të shpërblyera në
konkurset ndërkombëtare.
Të gjitha ngjarjet e
lartëshënuara do të mbahen në Qendrën Informative të UE-së, në
rr. M. H. Jasmin 52 v, Shkup.

|
|