05 maj 2009

Ceremonia e shpërblimit për Projektin më të mirë të Shkollës së mesme

Më 5 maj, Shkolla për Media dhe Marrëdhënie me publikun, në bashkëpunim me Qendrën Informative të UE-së në Delegacionin e Komisionit Europian, organizoi ceremoninë për shpërblimin e Projektit më të mirë të shkollës së mesme të titulluar “Shprehu përmes medias”.

Nxënësit e shkollave të mesme në mbarë vendin u ftuan të dorëzojnë punime në kategorinë e kameras, video klipeve dhe afisheve në temat në vijim: “Kreativiteti në rrugën time”, “Pse jam unë në UE?” dhe “Dita e Europës, 9 maji, për të gjithë ne”.

Mbi 40 nxënës të shkollave të mesme konkurruan për projektin “Shprehu përmes medias”.Komisioni përzgjodhi dhe shpërbleu 12 konkurrues me bursa të plota ose të pjesërishme. Katër nxënës pranuan njohje për produkcionet e tyre mediatike.

Të gjitha punimet e shpërblyera do të ekspozohen Qendrën Informative të UE-së , deri më 18 maj.

Për informata më të hollësishme vizitoni linkun:

http://www.vs.edu.mk/index.php?option=com_content&view=article&id=151%3A2009-05-05-09-11-08&catid=39%3A2009-05-06-10-01-29&Itemid=105&lang=mk