06 PRILL


Nxënësit e shtatë shkollave vizituan Qendrën Informative të UE-së


Me rastin e Ditës së Europës, rreth 120 nxënës të shkollave nga Komuna Qendër, më 6 prill, morën pjesë në ligjëratën mbi historinë dhe institucionet e UE-së, si dhe mundësitë në dispozicion për të rinjtë.

Pas ligjëratës, ata morën pjesë në seancën Pyetje dhe Përgjigje dhe në një Kuiz të shkurtër mbi UE-në. Vizita u organizua si pjesë e aktivitetit “Dyer të hapura për nxënësit”.