| |
11 maj
2009
Diskutimi i panelit në temën “Nga rënia e Perdes së Hekurt në
vitin 1989 deri në zgjerimin e vitit 2004”
Me rastin e përvjetorit të pestë të zgjerimit më të madh të
UE-së dhe përvjetorit të njëzetë të Rënies së Murit të Berlinit,
Misioni i Unionit Europian organizoi diskutimin e panelit me
temë: “Nga rënia e Perdes së Hekurt në vitin 1989 deri në
zgjerimin e vitit 2004”. Evenimenti u mbajt më 11 maj, në
Qendrën Informative të UE-së në Shkup, në praninë e mediave.
Ambasadorët e Republikës Çeke - Jozef BRAUN, Hungarisë - Ferenc
KÉKESI, Polonisë - Dariuz KAROL BASHURA, Sllovenisë - Alen
BERGANT si dhe Robert KIRNAG, Kryesi i detyrës në Ambasadën e
Sllovakisë dhe nikoqiri i tyre – Ambasadori Ervan FUERE, Shefi i
Misionit të
UE-së, iu drejtua auditorit me përfaqësues nga qevria, këshilli
nacional për Integrime europiane, Komisioni parlamentar për
çështje europiane, Komisioni i përbashkët parlamentar,
Ambasadorë të tjerë të UE-së, shoqëria civile dhe studentët.
Ambasadorët folën lidhur me përvojat e vendeve të tyre, në
procesin e anëtarësimit në UE, lidhur me: sigurinë e përmirësuar
dhe kualitetin jetësor pas anëtarësimit të Republikës Çeke në
UE; kontributin e anëtarësisë në UE për zhvillimin dhe
modernizimin e ekonomisë së Hungarisë; përforcimin e rolit të
UE-së dhe pasha politike e UE-së në botë; influence e futjes në
përdorim të euros në eknominë e Sllovenisë; ndikimi i
ribashkimit të kontinentit dhe anëtarësimit të shteteve të reja
anëtare të UE-së në krijimin e identiteti të vërtetë europian.
Ata gjithashtu theksuan rëndësinë e rënies së Perdes së Hekurt
dhe zgjerimin e UE-së në ribashkimin e Europës, restaurimin e
demokracisë në Europë dhe krijimin e demokracive funksionale.
Auditori kishte mundësinë të shohë fjalimin video të
Komisionerit Oli Ren, lidhur me kremtimin e Ditës së Europës.
Diskutimi i panelit me temë “Nga rënia e Perdes së Hekurt në
vitin 1989 deri në zgjerimin e vitit 2004” ishte pjesë e
programit për Ditën e Europës 2009.


|
|