| |
15
PRILL
Punëtoria kreative “Robotët e mileniumit të tretë” u mbajt në
Qendrën Informative të UE-së
Më 15 prill, një grup nxënësish nga 11 shkolla fillore të
Shkupit morën pjesë në punëtorinë creative “Robotët e mileniumit
të tretë”, i cili u organizua në Qendrën Informative të UE-së,
si pjesë e aktivitetetve të organizuara me rastin e ditëve të
Kreativitetit dhe Inovacionit.
Vizatimet e nxënësve do të ekspozohen në Qendrën Informative të
UE-së si pjesë e kremtimit të Ditës së Europës, që do të mbahet
në muajin maj.
Gjatë punëtorisë, nxënësit kishin mundësi të shohin robotët me
tipare njerëzore, të punuar nga studentët universitarë, të cilët
morën pjesë në garën ndërkombëtare RoboMAK që u mbajt në muajin
shkurt në Shkup.
Misioni i Unionit European organizon disa aktivitete për të
shënuar 2009 si Vitin Europian të Kreativitetit dhe Inovacionit.
Këto aktivitete kanë për qëllim ngritjen e vetëdijes mbi
rëndësinë e kreativitetit dhe inovacionit për zhvillimin
personal, social dhe ekonomik. Aktivitetet do të ndihmojnë në
prezantimin e përvojave të mirëfillta, stimulimin e arsimimit
dhe hulumtimit, si dhe inkurajimin e debatit mbi çështjet në
fjalë.

|
|