| |
16
PRILL
Programi Kornizë - FP7 – u prezantua në Qendrën Informative të
UE-së
Më 16 prill, Misioni i Unionit Europian organizoi prezantimin e
Programit të 7 Kornizë të UE-së për Hulumtim - FP7 – si pjesë e
Ditëve të Kreativitetit dhe Inovacionit, të cilat janë duke u
zhvilluar në Qendrën Informative të UE-së në Shkup. Në prezantim
morën pjesë përfituesit e mundshëm të këtij programi si
akademikët, hulumtuesit, përfaqësuesit e komunitetit afarist,
shoqëria civile, administrate publike, etj.
Violeta ATANASOVSKA, koordinatore nacionale e FP7 dhe Marina
STEFOVA nga Fakulteti i Shkencave Natyrore dhe Matematikës, dhe
njëkohësisht përfituese e Programit FP7, sqaroi qëllimet e
programit dhe proceësin e implementimit të tij.
Ky eveniment është pjesë e Vitit Europian të Kreativitetit dhe
Inovacionit. Unioni Europian shpalli 2009 Vit të Kreativiteteit
dhe Inovacionit, në mënyrë që të ndihmojë në ngritjen e
vetëdijes për rëndësinë e kreativitetit dhe inovacionit për
zhvillimin personal, social dhe ekonomik; të shpërndajë përvojat
e mirëfillta; to stimulojë arsimimin dhe hulumtimin dhe të
inkurajojë debatet mbi çështjet përkatëse.
Për informata më të hollësishme, shko në linkun në vijim:
http://cordis.europa.eu/fp7/

|
|