| |
16
PRILL
Ekspozita “Kreativiteti dhe Inovacionet në jetën e përditshme”
Me rastin e Ditëve të Kreativitetit dhe Inovacionit, duke
filluar nga 21 prilli e deri më 5 maj, Qendra Informative e
UE-së në Delegacionin e Komisionit Europian do të organizojë
ekspozitën e inovacioneve të shpërblyera të inovatorëve
nacionalë.
Ceremonia e hapjes do të mbahet në Qendrën Informative të UE-së,
më 21 prill në ora 19.00.
Ky vit u shpall nga Unioni Europian si Vit i kreativitetit dhe
inovacionit. Me këtë do të inkurajohet ngritja e vetëdijes dhe
rëndësisë së kreativitetit për zhvillimin personal, social dhe
ekonomik; shpërndarja e përvojave të mirëfillta; do të
stimulohet arsimimi dhe hulumtimi dhe do te inkurajohet debate
publik mbi çështjet në fjalë.
Gazetarët, fotoreporterët dhe kameramanët ftohen të marrin pjesë
dhe të informojnë mbi evenimentin.
|
|