| |
21
PRILL
Ekspozita “Kreativiteti dhe inovacioni në jetën e përditshme” u
hap në Qendrën Informative të UE-së
Si
pjesë e Ditëve të Kreativitetit dhe Inovacionit, të cilat po
mbahen në Qendrën Informative të UE-së në Shkup, më 21 prill u
hap një ekspozitë e inovacioneve të shpërblyera nga inovatorët,
e titulluar “Kreativiteti dhe inovacionet në jetën e
përditshme”. Katërmbëdhjetë shpikje të shpërblyera në ekspozita
të ndryshme, do të ekspozohen në Qendrën Informative të UE-së,
deri më 5 maj.
Gjatë ceremonisë së hapjes, Ambasadori Ervan FUERE, Përfaqësuesi
Special i Unionit Europian dhe Shef i Delegacionit të Komisionit
Europian, ua prezantoi ekspozuesve Çertifikatat e pjesëmarrjes.
Me këtë rast, ai theksoi rëndësinë e inovacioneve në jetën e
përditshme, për zhvillimin ekonomik, arsimor dhe social, si dhe
për mirëqenien individuale.
Qendra Informative e UE-së, organizoi Ditët e Kreativitetit dhe
Inovacionit, si pjesë e Vitit të Kreativitetit dhe Inovacionit.


|
|