| |
24
PRILL
Misioni i UE-së shpall aktivitetet njëmujore për kremtimin e
Ditës së Europës 2009
Të premten, më 24 prill, Misioni i UE-së në Shkup organizoi një
konferencë për shtyp në Qendrën Informative të UE-së, ku
Ambasadori Ervan Fuere prezantoi aktivitetet e parapara për të
shënuar Ditën e Europës (më 9 maj).
“Sivjet organizojmë shumë evenimente në tërë vendin, për të
kremtuar Ditën e Europës dhe me qëllim të afrimit të procesit
integrues në UE, më pranë qytetarëve”, tha Ambasadori Ervan
FUERE.
Krahas hepeningut tradicional multi-medial për Ditën e Europës
më 9 maj, i cili sivjet do të mbahet në Tetovë, gjatë muajit
prill dhe maj do të mbahen edhe një varg aktivitete dhe
manifestime të tjera tradicionale: Dita tradicionale Europiane e
Flamurit, Gara e Kamarierëve dhe Kamariereve, Maratoni i
Shkupit, si dhe Vallëzimi i famshëm Studentor. Përveç kësaj,
gjatë javës së fundit të prillit dhe në tre javët e para të
muajit maj, do të mbahen debate dhe evenimente të ndryshme
publike në tërë vendin.
Gjatë konferencës për shtyp, u shpall edhe konkursi i sivjetshëm
për punim gazetaresk Zhan Mone. Tema e këtij viti është "Nga
rënia e mbulesës së hekurt në vitin 1989 e deri në zgjerimin e
vitit 2004 ". Tema e këtij viti u zgjodh për të shënuar
përvjetorin e pestë të zgjerimit më të madh të UE-së deri më
tani dhe përvjetorin e 20 të rënies së Murit të Berlinit.
Për informata më të hollësishme mbi programin e Ditës së
Europës, kliko në linkun në vijim:
Axhenda e
hollësishme në shqip

|
|