01 prill, 2010

Ligjerata mbi BE-në për nxënësat e shkollave fillore të Gostivarit

Më 1 prill, Qendra Informative e BE-së dhe Pika Informative e BE-së në Gostivar organizuan ligjerata për BE-në për nxënësit e klasës së shtatë dhe të tetë për këto shkolla fillore: “Mustafa Kemal Ataturk”, “Ismail Qemajli” dhe “Goce Delçev”.  

Nxënësit morën pjesë në ligjeratën mbi historinë dhe institucionet e BE-së, si edhe mbi të arriturat e përbashkëta të kombeve Evropiane. Pas ligjeratës, ata morën pjesë në seancën e pyetjeve dhe përgjigjjeve dhe në kuizin e shkurtër mbi BE-në. 

Të punësuarit në Qendrën Informative të BE-së kanë organizuar ligjerata të ngjajshme për nxënësit e Velesit, Koçanit dhe Kavadarit. Në periudhën e ardhëshme Qendra Informative e BE-së planifikon të organizojë evenimente të ngjajshme në të gjitha pikat tjera informative.

Ky aktivitet është pjesë e një programi të gjërë, i titulluar “Dyer të hapura për nxënësit” i cili ka për qëllim të sigurojë informata, ta përforëcojë komunikimin me të rinjët dhe të zgjërohen njohuritë për çështje të lidhura me BE-në, përmes kontakteve të drejtëpërdrejta me nxënësit. Qendra Informative e BE-së i hapi dyert e saj për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, si edhe për studentët e universiteteve.