| |
13 maj
2009
Studentët e Universitetit të Europës Juglindore në Qendrën
Informative të UE-së
Më 13 maj, mbi 60 studentë të studimeve të biznesit në
Universitetin e Europës Juglindore në Tetovë, vizituan Qendrën
Informative të UE-së në Shkup, si pjesë e aktiviteteve të Ditës
së Europës dhe Ditës europiane të sipërmarrësisë.
Studentët morën pjesë në ligjëratën e hartuar për nivelin e
njohurive të tyre mbi historinë dhe institucionet e UE-së, mbi
mundësitë në dispozicion për studentët dhe mbi rolin e Misionit
të Unionit Europian.
Qendra Informative e UE-së hapi dyert e veta për nxënësit e
shkollave fillore dhe të mesme, si dhe për studentët e
universitetve. Qëllimi është të themelohet komunikimi i rregullt
dhe të zgjerohen njohuritë mbi çështjet e UE-së, përmes
kontaktit të drejtëpërdrejtë.
Qasja afatgjate e aktivitetit të titulluar “Dyer të hapura për
nxënësit” është të sigurojë informata dhe të kultivojë
komunikimin me të rinjtë. Grupe të nxënësve nga mbi 20 shkolla
vizituan Qendrën Informative të UE-së, në suaza të këtij
aktiviteti.

|
|