| |
17 maj
2009
Studentët e Universitetit në Qendrën Informative të UE-së
Më 17 maj, studentët e Fakultetit Juridik pranë Universitetit
FON morën pjesë në ligjëratën e mbajtur në suaza të projektit
“Dyer të hapura për nxënësit”, i cili synon sigurimin e
informatave dhe kultivimin e komunikimit me të rinjtë.
Studentët ndoqën ligjëratën e përpiluar për nivelin e tyre të
njohurisë mbi historinë dhe institucionet e Unionit Europian,
mbi mundësitë që janë në dispozicion për studentët dhe mbi rolin
e Misionit të Unionit Europian.
Qendra Informative e UE-së hapi dyert e veta për nxënësit e
shkollave fillore dhe të mesme, si dhe për studentët e
universiteteve. Qëllimi është të krijohet komunikimi i rregullt
dhe të zgjerohet horizonti i njohurive mbi UE-në, përmes
kontaktit të drejtpërdrejtë.
Që nga hapja e Qendrës Informative të UE-së, grupe të nxënësve
dhe studentëve nga mbi 20 shkolla dhe universitete morën pjesë
në programin “Dyer të hapura për nxënësit".

|
|