Kremtimi i Ditës së Europës 2010 – një begati evenimentesh

Dita e Europës 2010 dhe 60 vjetori i Deklaratës së Shumanit u kremtuan me 35 evenimente që u mbajtën në periudhën prej 27 prillit deri më 27 maj. Në kremtim ishin të përfshira aktivitete të ndryshme dhe partnerë, të cilët u shpallën në konferencën speciale për shtyp, e cila u mbajt në Qendrën Informative të UE-së më 23 prill 2010.

Ngjarja kryesore e dedikuar për publikun e gjerë ishte Hepeningu Europian, i cili sivjet u mbajt në Strugë (7 maj). Nxënësit maqedonas, shqiptarë dhe turq në Strugë, prezantuan UE-në dhe kulturat e Shteteve Anëtare të UE-së përmes materialeve promovuese nga ambasadat dhe me anë të kreacioneve të tyre personale të prezantuara në stenda të ndryshme. Rreth 2000 spektatorë kishin mundësi të dëgjojnë performancat e grupeve dhe këngëtarëve të njohur. 

Ambasadori Ervan Fuere, Zëvendës Kryeministri Vasko Naumovski dhe Kreytari i Komunës së Strugës Ramiz Merko, iu drejtuan qytetarëve të Strugës, përshëndetën pjesëmarrësit dhe uruan kremtimin e përvjetorit të 60-të më 9 maj, ditën në të cilën Robert Shumani, në Paris, prezantoi deklaratën që i priu krijimit të Unionit Europian. Krahas hepeningut kryesor në Strugë, takime të ngjashme u organizuan nga të gjitha Pikat Informative të UE-së, në mbarë vendin (në komunat Kumanovë, GostivarKoçaniManastirKavadarci dhe Veles) 

Debate mbi tema të ndryshme u organizuan në bashkëpunim me komunat: Negotinë (30 prill), Kumanovë (3 maj),  Kriva Pallankë (5 maj), Tetovë (7 maj) dhe Dibër (13 maj). Ambasadori, kryetarët e komunave, ekspertë, përfaqësues të OJQ-ve dhe të rinj, morën pjesë në debatet dhe diskutuan mbi temat në vijim: ”Standardet Europiane për mbrojtjen e mjedisit – trajtimi i menaxhimit të mbeturinave në Negotinë”; “Maqedonia në rrugën drejt UE-së – sfidat dhe dilemat”; “Decentralizimi dhe zhvillimi rajonal”; “Organizatat e shoqërisë civile –sfida e Europës së Bashkuar” dhe “2010 – Viti Europian për luftimin e skamjes dhe përjashtimit social”. Në debate morën pjesë edhe përfaqësuesit e komunave, të komunitetit afarist, organizata e shoqërisë civile dhe publiku i gjerë. Ambasadori Fuere gjithashtu mbajti ligjërata për nxënësit e shkollave fillore dhe studentët e universiteteve.

Më 1 maj të këtij viti, Lëvizja Europiane lokale, organizoi tradicionalisht Ditën e Flamurit Europian. Ambasadori Fuere, së bashku me Presidentin e Lëvizjes Europiane, i çuan flamujt e Europës dhe të Maqedonisë, në maje të malit Vodno.

Si pjesë e vizitave nëpër komuna, Ambasadori vizitoi Pikën e Inspektimit kufitar Veterinarik dhe Fitosanitar në TabanovcProjektin e Ndihmës për Zhvillimin e Policisë dhe Projektin e Rinovimit të Stacionit Policor në Tetovë.

Më 4 maj, Ambasadori, Ministri i Mjedisit dhe Kryetari i komunës Kavadarci, zyrtarisht promovuan rregullimin e një pjese të shtratit të lumit Luda Mara në qendrën e Kavadarcit, në jug të vendit.
Komuna Qendër e Shkupit organizoi garën e katërt vjetore të kamarierëve dhe kamariereve, në zonën kryesore të këmbësorëve në Shkup. Fituesit morën trofe nga Kryetari i komunës Qendër dhe nga Ambasadori. Gjatë evenimentit, nxënësit e shkollave në qendër të Shkupit prezantuan vizatimet e tyre, afishet dhe punimet e tjera që kanë të bëjnë me Unionin Europian.

Maratoni i Shkupit mbetet një nga aktivitetet më të suksesshme të programit të Ditës së Europës. Numri i vrapuesve u dyfishua në krahasim me vitin e kaluar (u shtua nga 1,300 në vitin 2009, në 2,600 në vitin 2010). Pjesëmarrësit e tre garave ishin nga Italia, Hollanda, Sllovenia, Austria, Kenia, Etiopia, Nigeria, Belgjika, Norvegjia, Britania e Madhe, Spanja, Finlanda, Polonia, Maroko, Bullgaria, Gjermania, Hungaria, Serbia, Kroacia, Franca dhe vendi nikoqir. 
Këtë vit, për herë të parë, Delegacioni organizoi Koncerte nën Qiellin e Hapur me muzikë klasike, në 5 komuna të Shkupit, me performancën e studentëve të Shkollës së Muzikës dhe Baletit "Ilija Nikollovski Lluj". Këto evenimente ishin mundësi e shkëlqyer që qytetarët e Shkupit të kremtojnë kulturën europiane. Në pasditen e 9 majit, Kryetari i Komunës Aerodrom dhe Ambasadori iu bashkuan qytetarëve të Aerodromit në dëgjimin e muzikës së Bahut, Pakelbelit, Piacolës, Xhoplinit, Virtnerit, Kouplendit, Von Ëberit, Bankierit, e të tjerë.

Dita e Koktelit Europian tradicionalisht u mbajt në Kurshumli Hanin e mrekullueshëm, në pjesën e vjetër të qytetit, ku morën pjesë 600 mysafirë që prezantonin qeverinë, parlamentin, autoritetet lokale, komunitetin ndërkombëtar, shoqërinë civile, komunitetin afarist, bashkësitë fetare, akademikët, mediat e ashtu me radhë. Kokteli i sivjetshëm shënoi 60 vjetorin e Deklaratës së Shumanit. Mysafirët kishin mundësinë t’i rikujtojnë çastet më të rëndësishme të historisë së Unionit Europian, në një prezantim vizual të përcjellur me muzikën magjepsëse të Frederik Shopenit, në nder të 200 vjetorit të lindjes së tij. Video klipi përfshinte fotografi të ngjarjeve më të rëndësishme të marrëdhënieve të vendit me Unionin Europian.

Më 6 maj, Shoqata Europiane Afariste organizoi "Ditën Europiane të Sipërmarrësve", ku përfaqësuesit e komunitetit afarist, qeverisë, dhe ekspertët ndërkombëtarë dhe lokalë kishin mundësinë të diskutojnë zhvillimin e sipërmarrësisë në suaza të procesit integrues europian.

Më 11 maj, përfaqësuesit e mediave, transmetues të ndryshëm, Ministria e Arsimit, shkolla, arsimtarë, akcionerë privatë dhe shtetërorë që merren me energji, ujë dhe shëndetin publik, kishin mundësinë të shohin prezantimin e parë të një episode të serive të filmit vizatimor "Miku im Bu". Ky projekt audiovizuel financohet nga Delegacioni i UE-së dhe duke filluar nga vjeshta, do të transmetohet në dy kanale televizive, në maqedonisht dhe në shqip.  

Ashtu si edhe në vitet e kaluara, Delegacioni financoi Netët tradicionale të Operës së Majit, të organizuara nga Opera dhe Baleti i Maqedonisë, si dhe Vallëzimin tradicional vjetor të maturantëve (21 maj). Delegacioni gjithashtu përkrahu Festivalin e VI-të ndërkombëtar të Filmit Euro-Atlantik – ASTERFEST në Strumicë dhe Festivalin e Filmit “Një Europë, një kulturë, një kinema” në Shkup.