| |
02 qershor
2009
Ekspozita “Robotët e Mileniumit të tretë” nga 2 deri më 23
qershor
Më 2 qershor, Qendra Informative e UE-së në Shkup hapi
ekspozitën e vizatimeve të fëmijëve “Robotët e Mileniumit të
tretë”, e cila do të jetë e hapur prej 2 qershorit deri më 23
qershor. Vizatimet i punuan nxënës nga 11 shkolla fillore të
Shkupit, gjatë punëtorisë kreative, të mbajtur më 15 prill, si
pjesë e Ditëve të Kreativitetit dhe Inovacionit në Qendrën
Informative të UE-së.
Nxënësve u uroi mirëseardhje Patrik PAKE, Shef i Sektorit
Politik dhe Informativ në Misionin e UE-së, i cili shprehu
falemnderimet për kontributin që ata dhanë për Vitin e
Kreativitetit dhe Inovacionit, duke qënë pjesë e punëtorisë të
mbajtur në muajin prill.
Unioni Europian shpalli vitin e sivjetshëm si Vit të
Kreativitetit dhe Inovacionit. Me këtë synohet ngritja e
vetëdijes për rëndësinë e kreativitetit dhe inovacionit në
zhvillimin personal, social dhe ekonomik; në shpërndarjen e
përvojave të mira; stimulimin e arsimit dhe hulumtimit, si dhe
përkrahjen e debateve mbi çështjet e caktuara.

|
|