| |
02 qershor
2009
U HAP PIKA E RE INFORMATIVE E UE- SË NË BIBLIOTEKËN UNIVERSITARE
KOMBËTARE “SHËN KLIMENT I I OHRIT”
Më 2 qershor , në Shkup, në Bibliotekën Universitare Kombëtare
“Shën Klimenti i Ohrit” u hap pika e re informative e Unionit
Europian.
Pikën e re informative të Unionit Europian e inauguroi
zyrtarisht ambasadori Ervan Fuere dhe zëvendës kryeministri për
integrim europian, Ivica Bocevski.
“Sa më shumë përparon integrimi i UE-së, aq më shumë
specializohet shpërndarja e informatave mbi politikën e UE- së.
Kështu që, do të jetë shumë me rëndësi që transmetuesit e UE- së
t’i sigurojnë këto informata për qytetarët. Pikat informative të
UE- së dhe UEi-të, kanë vërtetuar se janë partnerë të
besueshëm”, tha ambasadori Fuere, gjatë ceremonisë së hapjes.
Pika informative e UE-së në Bibliotekën Universitare Kombëtare
“Shën Klimenti i Ohrit”, do të jetë pjesë e rrjetit informativ
të UE- së, i cili përbëhet nga 7 pika informative të vendosura
në komunën e Manastirit, Gostivarit, Kavadarcit, Koçanit,
Kumanovës, Tetovës dhe Velesit, si dhe në tre EUi-të e
Universiteteve të Shkupit, Manastirit dhe Tetovës. Këtë rrjet
informativ e koordinon Qendra Informative e UE- së në Shkup.
Synimi kryesor i pikës informative të UE-së është që të jetë
vend ku qytetarët do të mësojnë mbi funksionimin e UE-së dhe
institucioneve, politikave dhe programeve të tij, si dhe mbi
zhvillimin e marrëdhënieve midis UE-së dhe ish Republikës
Jugosllave të Maqedonisë. Pikat informative ofrojnë qasje pa
pagesë në botimet lidhur me UE-në, qasje pa pagesë në ueb faqet
Europa. Përveç kësaj pika informative ofron shans për
pjesëmarrje në takime, ku diskutohen tema që kanë të bëjnë me
UE-në dhe janë të lidhura me interesat e qytetarëve.

|
|