| |
26 qershor
2009
Në Qendrën Informative të UE-së u mbajt tryeza e rrumbullakët
“Liberalizimi i vizave përballë negociatave të UE-së”
Më 26 qersshor, në Qendrën Informative të UE-së u organizua
tryeza e rrumbullakët e titulluar “Liberalizimi i vizave
përballë negociatave të UE-së”, në bashkëpëunim me Qendrën
Informative OJQ dhe Qendrën e Maqedonisë për trajnim europian,
si pjes e projektit të tyre “Kohë për UE”.

Spikerët Ambasadori Ervan FUERE, Përfaqësuesi Special i Unionit
Europian dhe Shefi i Delegacionit Europian, Antonio MILLOSHOSKI,
Ministri i punëve të jashtme, Tito PETKOVSKI nga Këshilli
nacional mbi UE-në dhe Lidija DIMOVA nga Qendra e Maqedonisë për
trajnim Europian, analizuan lidhjen reciroke midis liberalizimit
të vizave dhe progresit të vendit drejt fillimit të negociatave
të anëtarësimit. Pjesëmarrësit e panelit të tryezës së
rrumbullakët ishin: Dimitar MIRÇEV - këshilltar i kryetarit,
Ermira MEHMETI - Bashkimi Demokratik për Integrim, Ljubomir
FËRÇKOVSKI - analist, Bobi HRISTOV - TV Alsat, Borjan JOVANOVSKI
- Eurozum, Biljana SEKULLOVSKA - TV A1, Marija RISTESKA - Qendra
për Hulumtim dhe bërje të politikës.
Ambasadori
FUERE theksoi se liberalizimi i vizave është shembull i
shkëlqyer për atë që mund të arrihet me vullnet të mirë politik
për të plotësuar kriteret. “Mirëpo, liberalizimi i vizave nuk
është qëllimi përfundimtar për është një stimul plotësues për
punën që akoma duhet bërë” tha Ambasadori FUERE. Ai potencoi se
vendi duhet të shtojë përpjekjet për të implementuar axhendën e
papërfunduar të reformave të UE-së, sidomos në fushën e
politikës kundër korrupcionit, reformat gjyqësore dhe të
administratës publike, në mënyrë që të fitojë rekomandimin për
fillim të negociatave të anëtarësimit.
Ministri Milloshoski tha se plotësimi i suksesshëm i kritereve
për liberalizimin e vizave, është rezultat i përkushtimit të
përbashkët të UE-së dhe vendit në këtë proces. Ai gjithashtu
theksoi se procesi i përmbushjes së kritereve të liberalizimit
të vizave ka efekt motivues për institucionet e Maqedonisë.
Përgjithësisht, pjesëmarrësit u pajtuan se liberalizimi i vizave
është i mirëseardhur por se marrja e rekomandimit për fillimin e
negociatave të anëtarësimit mbetet prioriteti më i lartë.
|
|