| |
07 korrik 2009
Transferimi i Presidencës së UE-së nga Republika Çeke mbi
Suedinë
Më 07 korrik, në Qendrën Informative të UE-së u mbajt konferenca
për shtyp, e cila u fokusua në transferimin e Presidencës së
UE-së nga Republika Çeke mbi Suedinë.

Ambasadori Suedez Lars FRÉDEN elaboroi prioritetet e gjashtë
muajve të ardhshëm, gjatë kohës së presidencës suedeze.
“Gjashtë muajt e ardhshëm do të karakterizohen me ndryshime dhe
ripërtrirje. Punën do të fillojë Parlamenti i sapo zgjedhur
Europian dhe do të emërohet Komisioni i ri. Kushtet e
bashkëpunimit do të ndryshojnë nëse Traktati i Lisbonës hyn në
fuqi. Sfidat më të mëdha dhe më të rëndësishme janë ekonomia,
punësimi dhe klima”, sqaroi Ambasadori Fréden.
Ai theksoi se procesi i vazhdueshëm i zgjerimit është me rëndësi
strategjike, për të siguruar vend dhe progres në një Europë të
hapur dhe të bashkuar.
Duke iu referuar procesit të zgjerimit , Përfaqësuesi Special
dhe Shef i Delegacionit të Komisionit Europian në Shkup,
Ambasadori Ervan FUERE theksoi se liberalizimi i vizave është
një shembull i shkëlqyer për atë se çka mund të arrihet nëse
ekziston vullneti politik për plotësimin e kritereve. Ai tha se
përpjekjet për përmbushjen e kushteve të UE-së duhet të
dyfishohen para shpalljes së Raportit të Progresit nga ana e
Komisionit Europian, në vjeshtë.
Më tepër hollësira mbi prioritetet e presidencës suedeze mund të
gjeni në këtë faqe:
http://www.se2009.eu/en/the_presidency/work_programme

|
|