| |
Korik 2009
Komisioni propozon udhëtim pa viza për qytetarët e Ballkanit
Perendimorë
Sot u miratua propozimi i Komisionit Europian për udhëtim pa
viza për qytetarë e tre shteteve të Ballkanit Perendimorë,
gjegjësisht për ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë, Serbisë
dhe Malin e Zi me që u vërtetua përkushtimi i Komisionit
Europian.
Propozimi ju mundëson qytetarëve të këtyre tre shteteve të
udhëtojnë në shtetet Shengen vetëm me pasaportat biometral.
Propozimi i Komisionit duhet të miratohet nga Këshilli pas
konsultimeve të bëra me Parlamentin Europian. Komisioni do të
vazhdoj me përkushtimin për liberalizimin e vizave edhe me
Shqipërinë dhe me Bosnjë e Hercegovinën. Këto dy shtete akoma
nuk i kanë plotësuar kushtet që të përfshihen në propozimin e
sodit. Nëse vazhdohen reformat dhe plotësohen kushtet, Komisioni
mund të propozoj propozim të ri në mesin e vitit 2010 ku do të
përfshihen edhe këto dy shtete.

Kur e prezentoi këtë propozim Zv/Kryetari i Komisionit
përgjegjës për Drejtësi, Liri dhe Sigurim Jasqes Barrot
tha:”Propozimi jonë sjell lajme të mira për popullin e Ballkanit
Perendimorë, posaqërisht për qytetarët e ish Republikës
Jugosllave të Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë. E di se çfarë
domethënje ka regjimi pa viza për ta. Propozimi është rezultat i
punës së madhe të autoriteteve dhe popullit për plotësimin e
kushteve. Unë i përuroj për ariturat e tyre.
Komesari për zgjërim Oli Rehn shtoi “Qëllimi ynë, dhe bindje
është se Shqipëria dhe Bosnjë e Hercegovina do të vinë në radhë.
Udhëzimet janë ende valide, dhe mund të plotësohen nëse
autoritetet vendore kanë vullnet për plotësimin e menjëhershëm.
Nëse vazhdon ky proces, dy shtetet së shpejti do tju
bashkangjiten fqinjve të tyre. Nëse plotësohen kushtet,
Komisioni mund të dërgoj propozim të ri, dhe të përfshihen deri
në mes të vitit 2010.
Regjimi pa viza paraqet gurthemel i politikës integrative të UE
për Ballkanin Perendimorë. Kontaktet e ritura mes njerëzve e rit
mundësinë për biznes dhe i mundësonë populatës të rajonit ta
kupton më mire UE. Sidoqoft, udhëtimi pa viza është i mundshëm
vetëm nëse plotësohen kushtet për siguri. Për këtë arsye
Komisioni filloj dialog me shtetet e Ballkanit Perendimorë për
liberalizimin e regjimit të vizave. Sa i përket udhëzimeve të
prezentuara nga Komisioni Europian, shtet e Ballkanit kanë bërë
përmisime në sigurinë e pasaporteve, përforcimin e kontrollimit
të kufirave, përmisimin e kornizave ligjore për luftën kundër
krimit të oganizuar dhe korupsionit, si dhe mardhënjet e jashtme
dhe sigurimin e të drejtat fundamentale.

Komisioni e ka mbikqyrur përgaditjen e tyre. Kushtet janë të
njëjta për të gjith shtetet. Ish Republika Jugosllave e
Maqedonisë i ka plotësuar të githa kushtet. Serbia dhe Mali i Zi
duhet ti plotësojnë të gjitha kushtet deri në miratim të
propozimit nga Këshilli. Sqipëria dhe Bosnjë e Hercegovina duhet
që ti plotësojnë kushtet siq janë lufta kundër krimit të
organizuar dhe korupcionit, të përmisohet procedurat për dhënjen
e pasaporteve, dhe në këtë sferë menaxhimin e kufive dhe
menaxhim me migracionin.
Qytetarët e Kosovës (ndër Rezolutën e KB 1244/99) ende nuk do të
përfitojnë nga liberalizimi i regjimit të vizave. Kërkesat
teknike akoma nuk kanë qenë të caktuara në teritorin e Kosovës.
Komisioni në këtë drejtim do të vazhdoj të punoj përafërmi me
autoritetet Serbe dhe Kosovare për të gjetur mënyrë për
adresimin e qështjes së vizave.
|
|