| |
Shtator 2009
Komisionari FIGEL në Shkup
Komisionari për arsim, trajnim, kulturë dhe për të rinjtë, Jan
FIGEL, do të vizitojë ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë më
3 dhe 4 shtator.
Gjatë vizitës, Komisionari do të ketë takime me kryeministrin
Nikolla Gruevski, Zëvendës kryeministrin për Integrim Evropian,
Vasko Naumovski, Ministrin për arsim, Nikolla Todorov, dhe
Ministreshën për kulturë, Elizabeta Kançevska-Milevska.
Komisionari Figel, së bashku me Zëvëndës kryeministrin
Naumovski, Ministrin Todorov dhe drejtorin e Agjencisë kombëtare
europiane për arsim dhe mobilitet, Boshko Nellkovski, do të
marrin pjesë në diskutimin mbi “Mundësitë e UE-së për të rinjtë
dhe studentët nga Ballkani Perendimor”, i cili do të mbahet në
Qendrën Informative të UE-së, më 3 shtator.
Në rolin e tij si një mbrojtës, Komisionari Figel do të hapë
Bienalen e XIV të artistëve të rinj të Evropës dhe Mesdheut, e
cila do të mbahet më 3-12 shtator, në Shkup.
|
|