| |
03 Shtator
2009
Komisionari Jan FIGEL e hapi Bienalen e XIV për artistë të rinj
nga Evropa dhe Mesdheu - Shtatë porta: Bienale 2009, Shkup
Më 3 shtator, Komisinonari për arsim, trajnim dhe kulturë Jan
FIGEL, bëri një vizitë dyditore, duke marrë pjesë në hapjen e
edicionit të edicionit të XIV-të të
Bienales për artistë të rinj nga Evropa
dhe Mesdheu
- Shtatë porta (3-12 shtator), në sheshin kryesor të
qytetit.

Gjatë dhjetë ditëve të Bienales, e cila është nën patronazhin e
Komisionarit FIGEL, në Shkup do të mblidhen më shumë se 700
artistë nga 46 shtete dhe krijimet e tyre do të shfaqen në vende
publike të qytetit, të cilat do të bëhen vendtakime për dialog
ndërkulturor. “Kam kënaqësinë që ky edicion i Bienales për
artistë të rinj nga Evropa dhe Mesdheu mbahet në vitin 2009 -
viti Evropian i kreativitetit dhe inovacionit. Kultura dhe arti
janë mjetet më të mira për inkurajimin e dialogut konstruktiv
dhe paqësor për tejkalimin e barrierave politike dhe kulturore”,
theksoi FIGEL gjatë ceremonisë së hapjes. Bienalja u përkrah dhe
mbështetet nga Agjencia ekzekutive për arsim, kulturë dhe
audiovizualizim (EACEA), përgjegjëse për menaxhimin e programeve
të ndryshme të BE-së në fushën e arsimit, kulturës dhe
audiovizualizimit.

Ditën e njëjtë, Komisionari FIGEL mori pjesë në diskutimin me
temë “Mundësitë e BE-së për studentët dhe të rinjtë nga Ballkani
Perendimor”,
në Qendrën informative të BE-së. Ai tha: “Komisioni Evropian
mori masa për të siguruar më shumë bursa për studentët nga
Ballkani Perendimor në kuadër të Programit Erasmus Mundus dhe
një skemë më të gjërë të bursave për studentët e niveleve të
ndryshme dhe stafit akademik”. Që nga viti 2004, rreth 1200
studentë ose studiues nga Ballkani Perendimor, përfituan nga dy
skemat e mobilitetit të Programit Erasmus Mundus, duke përfshirë
rreth 130 studentë dhe stafin akademik nga vendi. Ai inkurajoi
studentët që ë përfitojnë maksimalisht nga mundësitë e shtuara
të programit të BE-së për mobilitet, Erasmus Mundus.
Për më tepër, Komisionari FIGEL iu drejtua pjesëmarrësve në
takimin e tretë jozyrtar të pikave për kontakt kulturor (4-5
shtator). Pikat për kontakt kulturor nga Austria, Bullgaria,
Republika Çeke, Kroacia, Britania e Madhe, Finlanda, Franca,
Lituania, Malta, Polonia, Portugalia, Rumania, Serbia,
Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Mali i Zi dhe nikoqiri i tyre –
Pikat për kontakt kulturor nga ish Republika Jugosllave e
Maqedonisë, u takuan në Qendrën informative të BE-së në Shkup.
Tema e takimit ishte theksimi i sfidave të reja të pikave
kulturore të kontaktit në implementimin e Programit kulturor
2007 – 2013. Pjesëmarrësve iu drejtua edhe Ministresha për
kulturë, znj. Elizabeta Kançeska Milevska.
Si pjesë e vizitës së tij ishte edhe takimi i Komisionarit FIGEL
me Kryeministrin Nikolla GRUEVSKI, Zëvendës kryeministrin për
Integrime Evropiane, Vasko NAUMOVSKI, Ministrin e Arsimit
Nikolla TODOROV si dhe me Ministreshën për Kulturë, Elizabeta
Kançeska Milevska.
|
|