| |
28 Shtator 2009
Konferencë për promovimin e Projektit për restaurimin e
trashëgimisë kulturore – Procesi i Lubljanës
Më 28 shtator, në Qendrën Informative të BE-së u mbajt
Konferenca për promovim të Projektit për restaurimin e
trashëgimisë kulturore – Procesi i Lubljanës. Konferenca iu
dedikua promovimit të projektit për trashëgimi kulturore, në
kuadër të programit të përbashkët të Komisionit Evropian dhe
Këshillit Evropian. “Procesi i Lubljanës”
Zonja Elizabeta Kançeska Milevska, ministresha e kulturës,
Ambasadori Ervan Fuere dhe z. GXhanlluka Sillvestrini,
përfaqësues i Këshillit Evropian iu drejtuan opinionit publik.
Projektet e zgjedhura për restaurim, në kuadër të Programit
rajonal për trashëgimi kulturore dhe natyrore të Evropës
Juglindore i prezentoi Dr. Julija Triçkovska, koordinatore
nacionale e planit/anketës për projektin e restaurimit.
Njëkohësisht, në Qendrën Informative të BE-së u ekspozuan
fotografi të tre monumenteve të zgjedhura për restaurim në
Kratovë, Ohër dhe Staro Negoriçane,. Ekspozita do të jetë e
hapur deri më 5 tetor.

|
|