| |
14 Tetor 2009
KE-ja propozoi hapjen e negociatave për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian.
Në Qendrën informative të BE-së* u mbajt konferencë për media për Raportin e progresit të vitit 2009 dhe për Strategjinë për zgjërim
Misioni i Bashkimit Evropian në Shkup mbajti konferencë për shtyp,
në të cilën u prezantua Strategjia për zhvillim dhe sfidat kryesore për 2009-2010
dhe Raporti i Progresit 2009, për ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë.
Ambasadori Ervan FUERE dhe Shefi i departamentit politik dhe informativ Patrik PAKE,
prezantuan Strategjinë për zgjërim dhe Raportin e Progresit 2009. Zëvëndës kryeministri Vasko NAUMOVSKI
dhe Përfaqësuesi Special i vendit në Bashkimin Europian Dejan Gjorsheski gjithashtu morën pjesë në konferencën për shtyp.
Raporti i Progresit paraqet dokument me të cilin shërbimet e Komisionit i mbikqyrin dhe i vlerësojnë të gjitha shtetet kandidate
ose shtetet potenciale kandidate për vitin e kaluar. “Pakoja për zgjërim” gjithashtu përmban informata mbi kornizën financiare disa vjeçare
për ndihmën financiare në mbështetjen e reformave të shteteve kandidate dhe shteteve, të cilat janë kandidate potenciale gjatë viteve të ardhshme.
Në propozimet e këtij viti, Komisioni dha rekomandim që të hapen negociatat me ish Repubilën Jugosllave të Maqedonisë, për anëtarësim në Unionin Evropian.

|
|