| |
15 Tetor 2009
Raporti i progresit për vitin 2009 u prezentua para komunitetit afarist
Më 15 tetor, Misioni i Unionit Europian në Shkup, organizoi prezantimin e Raportit të Progresit 2009, për ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë
dhe dokumentin vjetor ”Strategjia e zgjerimit dhe sfidat kryesore 2009-2010” para komunitetit afarist.
Elementet vitale të dokumenteve që kanë të bëjnë me mjedisin politik, afarist dhe ekonomik i prezantoi Ervan FUERE,
shef i delegacionit të Komisionit Evropian, Emanuele Guinof, shef i operacionit 2 dhe Ruzhica Andronikova, task menaxhere.
Ambasadori Fuere i theksoi konkludimet kryesore të Komisionit në fushën e ekonomisë dhe inkurajoi komunitetin afarist
të vazhdojë të luajë rol aktiv në dialogun e përgjithshëm social.
Ai përuroi rekomandimin e Komisionit Evropian për hapjen e negociatave për anëtarësim.

|
|