20 Tetor 2009

Qendra informative e BE-së e kremtoi ditëlindjen e parë!
 

Qendra informative e BE-së shënoi vitin e parë të ekzistimit të vet më 20 tetor, me ç’rast festoi ditëlindjen e parë me një koktej të vogël, në zyrat e veta.

Gjatë vitit të kaluar, Qendra informative e BE-së vepronte si një forum i përhershëm i Delegacionit dhe të ngjarjeve tjera që kanë të bëjnë me BE-në, tha Ambasadori Ervan FUERE në këtë ngjarje.

Ai theksoi se bëhen të gjitha angazhimet dhe se jo vetëm që shteti një ditë do të bëhet anëtare e BE-së, por se edhe qytetarët e saj do të bëhen qytetarë të BE-së. Qytetarë mire të informuar, tha FUERE, munden më mire ti kuptojnë përfitimet nga procesi i anëtarësimit, sfidat që pasojnë, dhe të kenë pritje reale për të ardhmen.

Numrat më poshtë e ilustrojnë punën e Qendrës informative gjat vitit të kaluar të egzistimit të saj:
  • Numrat më poshtë e ilustrojnë punën e Qendrës informative gjat vitit të kaluar të egzistimit të saj:
  • Më tepër se 5,500 vizitorë në ngjarjet
  • Shumë më tepër visitor ditorë të cilat kërkojnë publikime ose informata specifike
  • Më shumë se 25,000 publikacione të shpërndara për vizitorët, organizatave partnere dhe institucioneve.

Si pikë qendrore për shpërndarjen e informative, Qendra informative e BE-së e ndihmon zgjërimin e rrjeteve informatike të BE-së – dy pika të reja informative janë hapur në Manastir (Univerziteti “Shn. Kliment Ohridski”) dhe në Tetovë (“Univerziteti i Evropës Juglindore), dhe edhe një pik informative u hap në bibliotekën nacionale univerzitare në Shkup “Shn. Kliment Ohridski.

Të gjitha aktivitetet gjatë vitit të kaluar kanë qënë të ndërmara në pajtueshmëri me qëllimet kryesore të Qendrës informative të BE-së: ngritjen e vetëdies për BE-në; institucionet e saja; organet dhe mekanizmat; plotësimin e nevojave për informata për grupet të caktuara dhe aktivist të ndryshëm; përkrahjen e debateve publike për qështje të lidhura me BE-në; përkrahjen e profesionistëve dhe përhrahjen e hulumtuesve; bashkëpunimin dhe këmbimin e informative me qendrat tjera informative të BE-së.

+ kthehu në galerinë kryesore