2 Nëntor 2009

Ditët e ndryshimeve klimatike, do të mbahen në Qendrën Informative të BE-së
 

Më Në kuadër të Samitit të Kopenhagës për ndryshimet klimatike 2009, Misioni i BE-së do të organizojë ngjarje të lidhura me angazhimet e BE-së për uljen e nxjerrjes së gazrave të dëmshme dhe aktivitete për miratimin e politikës Evropiane mbi ndryshimet klimatike.

Qëllimi është rritja e vetëdijes për influencën që ka njeriu mbi klimën, informimi lidhur me qasjet e reja të uljen së nxjerrjes së gazrave të dëmshme dhe të apelohet për aktivitete të përbashkëta në luftën kundër ndryshimeve klimatike. Veç kësaj, qëllimi është që të inkurajohen diskutimet nacionale për çështje që kanë të bëjnë me ndryshimet klimatike dhe për aktivitetet e dosmosdoshme.

Në periudhën nga 3 – 13 nëntori, vizitorët e Qendrës Informative të BE-së do të kenë mundësi ta shohin ekspozitën “Energjia – cila është zgjidhja për të ardhmen” nga autori i njohur francez Jan Arthus- Bertrand. Ekspozita është e organizuar në bashkëpunim me Qendrën Kulturore Franceze.

Më 3 nëntor, do të organizohet ligjëratë dhe punëtori për nxënësit e shkollave fillore. Gjatë puntorisë, nxënësit do të shkruajnë porosi, të cilat do të vendosen në një mulli që përdor erën për prodhimin e rrymës elektrike. Githashtu, do të prezantohen disa filma dokumentarë nga Shërbimi Audiovizuel, të cilat kanë të bëjnë me çështje të lidhura me ndryshimet klimatike.

Më 6 nëntor, do të organizohet një ligjëratë për studentë, me titullin “Ballafaqimi me sfidat e ndryshimeve klimatike – roli i BE-së dhe perspektivat lokale”.

Më 12 nëntor, Qendra informative e BE-së do të organizojë një diskutim paneli “Perspektivat e Samitit të Kopenhagës mbi ndryshimet klimatike 2009”, në të cilin do të takohen ekspertë dhe aktivistë me eksperiencë dhe njohuri për mjedisin dhe ndryshimet klimatike.