3 Nëntor 2009

Së bashku jemi më të fortë dhe mund ta shpëtojmë planetin tonë! – thanë fëmijët që dëgjuan ligjeratën mbi ndryshimet klimatike në Qendrën informative të BE-së

Rreth 60 nxënës të shkollave fillore të 9 nga 10 komunat e Shkupit më 3 nëntor morën pjesë në ligjeratë mbi ndryshimet klimatike si pjesë të Ditëve të ndryshimeve klimatike, që u organizuan në Qendrën Informative të BE-së. Nxënësve iu transmetuan filma dokumentarë mbi ndryshimet klimatike nga Shërbimi audio vizuel i BE-së.

Pas ligjeratës, nxënësit morrën pjesë në një punëtori dhe shkruajtën disa porosi mbi ndryshimet klimatike. Porositë tani janë vendosura në një maketë, në formë të mullirit, i cili përdor erën për prodhimin e energjisë elektrike. Fëmijët i shkruajtën këto porosi:

- Përdore biçikletën! ;

- Mos i shkatërro drunjtë ;

- Së bashku jemi më të fortë dhe mund ta shpëtojmë planetën tonë ! ;

- Kujdesu për natyrën për ardhmëri më të sigurtë! ;

- Reciklo! ;

- Akullnajat duhet të ruhen!

Në kuadër të Samitit të Kopenhagës për ndryshimet klimatike 2009, Misioni i BE-së do të organizojë ngjarje të lidhura me angazhimet e BE-së për zvogëlimin e nxjerrjes së gazrave të dëmshme dhe aktivitete për miratimin e politikave Evropiane për ndryshimet klimatike.

Qëllimi është rritja e vetëdijes për influencën e njeriut mbi klimën, informimi mbi qasjet e reja të zvogëlimit të emitimit të gazrave të dëmshme dhe të apelohet për aktivitete të përbashkëta në luftën kundër ndryshimeve klimatike. Aq më shumë, qëllimi është që të inkurajohen diskutimet nacionale për çështje që kanë të bëjnë me ndryshimet klimatike dhe për aktivitetet e dosmosdoshme.