| |
13 Nëntor 2009
Ditët e ndryshimeve klimatike: Promovimi i librave
Në Qendrën informative të BE-së, si pjesë e Ditëve të ndryshimeve klimatike, të premten, më 13 nëntor, u promovuan librat “Uria, makina, gruri dhe ne”,
nga Fabris NIKOLINE dhe “Organizmat e modifikuar gjenetikisht, të cilët e ndryshuan botën” nga Profesor Zil-Erik SERALINI.
Gjithashtu, Qendra Informative e BE-së prezantoi fletushkën “Lufta për ndryshimet klimatike – BE-ja trason rrugën” të përkthyer në gjuhët lokale.
Promocioni u organizua në bashkëpunim të ngushtë me Qendrën franceze për bashkëpunim “Zhan Mone” – Shkup dhe Shtëpinë botuese “Magor”.
Këshilltari për kulturë dhe bashkëpunim në Ambasadën e Francës, Johan UHRES bëri një prezantim hyrës për Botën, ndryshimet klimatike dhe burimet energjetike.
Ai gjithashtu prezantoi librin “Uria, makina, gruri dhe ne” mbi karburantet ekologjike.
Patrik PAKE, Shef i Departamentit Politik dhe Informativ prezantoi botimin e BE-së “Lufta për ndryshimet klimatike”. Fletushka pasqyron politikën e BE-së mbi energjinë e integruar
dhe ndryshimet e klimës, angazhimet e BE-së për zvogëlimin e nxjerrjes së gazrave “serrë” dhe premtimi se do ta marrë rolin e udhëheqësit në negociatat ndërkombëtare për miratimin e qëllimeve më ambicioze,
të cilat do ta parandalojnë rritjen e temperaturës botërore për mbi 2˚C, nivel i cili mendohet nga shkencëtarët të jetë pikë nga e cila nuk ka këthim prapa.
Profesori Zoran POPOVSKI, nga Fakulteti i Shkencave Bujqësore e promovoi librin për organizmat e modifikuar gjenetikisht.
Drejtoresha e Shtëpisë botuese “Magor” znj. Pavlina AXHIMITREVSKA LAZAREVSKA foli mbi aktivitetet e tyre në sferën e ekologjisë dhe për publikimet e tyre.
Pas promovimit do të shfaqet filmi “Shtëpia” nga autori i njohur Arthus-Bertrand në produkcion të Luk Beson.
Ekspozita e fotografive të Jan Arthus-Bertrand është vendosur në Qendrën Informative të BE-së.

|
|