| |
15 Dhjetor 2009
U shpall fituesi i çmimit për gazetarë ‘Zhan Mone’ 2009
Fitues i çmimit gazetaresk ‘Zhan Mone’, i shpallur nga Delegacioni i Bashkimit Evropian është Josif QURÇIEV, gazetar i mëparshëm i Dojçe Veles dhe kolumnist i gazetës Utrinski Vesnik. Ai fitoj çmimin për tregimin më të mirë gazetaresk për temën e këtijë viti: “Nga rënia e mbulesës së hekurt në vitin 1989 e deri në zgjerimin e vitit 2004” për një varg artikujsh të publikuar në Utrinski Vesnik.
Delegacioni i Bashkimit Evropian organizoi evenimentin tradicional më 15 dhjetor, në të cilin Ambasadori Ervan FUERE i dorëzoi shpërblimin z QURÇIEV.
Mediat luajnë rol shumë të rëndësishëm demokratik në jetën publike: ju jeni përgjegjës për shpalljen e së vërtetës. Prandaj, unë ju inkurajoj që t’i forconi angazhimet tuaja për përparimin e nivelit të profesionalitetit në sferën e gazetarisë, tha Ambasadori FUERE dhe shtoi se Delegacioni i Bashkimit Evropian i konsideron mediat partner kryesor në komunikimin e vlerave dhe standardeve të Unionit Evropian për shikuesit dhe lexuesit.
Fituesi shprehu falemnderimin e tij për shpërblimin dhe theksoi se punimin nuk e kishte shkruar për të marrë pjesë në konkursin e shpallur nga Delegacioni i Bashkimit Evropian, por për të spjeguar se proceset vitale në shtetet e Evropës Lindore filluan para 20 vjetësh.
Tema e konkursit u zgjodh që të shënohet pesë vjetori i zgjërimit më të madh të BE-së dhe 20 vjetori i rënies së Murit të Berlinit.
Këtë vit, anëtarët e jurisë vlerësuan rreth 7 artikuj të shtypur dhe emisione televizive. Anëtarë të jurisë ishin: z. Jordan PLEVNESH, shkrimtar, publicist dhe ambasador i mëparshëm, znj. Gonca STOJANOVSKA, nga Sekrerariati për çështje evropiane, znj. Sonja BONET, nga Ambasada e Gjermanisë, z. Gazmend AJDINI, ng Asociacioni i gazetarëve, si edhe përfaqësuesit e Delegacionit të Bashkimit Evropian.
Çmimi përbëhet nga një statuetë e vogël dhe shpërblim prej 1000 euro.
Evenimenti i këtij viti ishte i pasuruar me dy elemente shtuese: promovimi i edicionit të plotësuar të librit “Evropa nga A deri në Zh”, nga Verner VEINDELLFELD dhe Volfgang VESELS, i publikuar nga Fondacioni Konrad Adenauer, në bashkëpunim me Delegacionin e Bashkimit Evropian, si dhe GTZ, dhe hapja e ekspozitës “Evropa pa kufi” nga dy fotografet amatore, Elena GEORGIEVA dhe Kristina GEORGIEVA.

+ Galeri të fotografive për evenimentin
|
|