| |
16 Dhjetor 2009
Nxënës nga Shkolla fillore “Johan Hajnrih Pestalloci” e vizituan Qendrën Informative të BE-së
Më 16 dhjetor, Qendra Informative e BE-së organizoi prezantim mbi BE-në për nxënësit e shkollës fillore “Johan Hajnrih Pestalloci” nga Shkupi.
Personeli i Qendrës Informative të BE-së bëri një prezantim të shkurtër mbi historinë e Bashkimit Evropian, për institucionet dhe simbolet e tij, duke përfshirë flamurin, himnin dhe moton, si dhe të arriturat e përbashkëta të popujve Evropianë. Pas ligjeratës, vazhdoi pjesa e pyetjeve dhe përgjigjjeve si dhe një kuiz i shkurtër mbi BE-në.
Qendra Informative e BE-së i hapi dyert e saj për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, si dhe për studentët e univerziteteve. Qëllimi ishte që të vendoset një komunikim i regullt dhe të rriten njohuritë për çështje të lidhura me BE-në. Qëllimi afatgjat i aktivitetit të titulluar “Dyer të hapura për nxënësit” është sigurimi i informatave dhe të forcohet komunikimi me të rnjitë.

|
|