22 Dhjetor 2009

Nxënësit e Shkollës fillore "Gligor Përliçev" vizituan Qendrën Informative të BE-së

Më 22 dhjetor, Qendra Informative e BE-se priti nxënësit e shkollës fillore "Gligor Përliçev".

Nxënësit e klasës së shatë dhe të tëtë morrën pjesë në ligjeratën mbi historinë e Bashkimit Evropian dhe institucionet e tij si edhe për mundësitë që kanë nxënësit e asaj moshe. Pas ligjeratës, ata morrën pjesë në seancën e pyetjeve dhe përgjigjjeve dhe në kuizin e shkurtër mbi BE-në.

Qendra Informative e BE-së i hapi dyert e saja për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, si edhe për studentët e univerziteteve. Qëllimi ishte që të vendoset një komunikim i rregullt dhe të rriten njohuritë për çështje të lidhura me BE-në. Qëllimi afatgjatë i aktivitetit të titulluar “Dyer të hapura për nxënësit” është sigurimi i informatave dhe të forcohet komunikimi me të rinjtë.